Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish Lulzim Bashën për bashkëpunim, dhe thotë se dora ëshrtë e shtrirë për humbësit, dhe se mandati i tretë qeverisës i socialistëve, nuk do tiu ngjajë dy të parëve.
Rama thotë se lufta e vjetër politike nuk është më punë për socialistët, dhe mandati i tretë i rtyre do të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë kampione e Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale.
Kjo deklaratë e Ramës vjen fill pas asaj të Bashës, i cili tha se 25 Prilli ishte një ditë e masakrës elektorale, dhe nën zë u ka komunikuar strukturave të PD-së mosnjohjen e zgjedhjeve.
Kryeministri Rama postim ne Twitter:
Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!
https://www.faxweb.al/basha-del-me-emra-nga-selia-si-i-moren-votat-tom-doshi-i-listes-se-zeze-cyrbja-e-ndraxhi-rakipi-e-dako-aurora-mara-vajza-e-nje-te-shpalluri-ne-kerkim-nderkombetar/
(E.K/Faxweb.al)