Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

FSHN mbledhje urgjente mbi transferimin e Kopshtit Botanik në pronësi të bashkisë, ja vendimi unanim që mori

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292, siç është Kopshti Botanik.

Në mbledhje u diskutua në lidhje me pretendimet për keqinformim të Senatit Akademik të UT-së, të shprehura në letrën e kryetarit të bashkisë Erion Velija, me datë 1.10.2019, drejtuar anëtarëve të senatit.

“Asambleja e FSHN u ndje e keqardhur që Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve procesin e transferimit të Kopshtit Botanik pranë Bashkisë Tiranë, të inicuar që në tetor të 2017 nga Bashkia Tiranë, nuk e ka bërë transparent ansjëherë dhe asnjërës prej strukturave drejtuese të UT-së.

Asambleja unanimisht mori vendimin që të përcjellë nga afër të gjitha hapat e procesit, me praninë ë të gjithë trupës së saj para Gjykatës Administrative të Apelit, ditën e mërkurë, datë 09.10.2019,  ora 11 me shpresë të një vendimi të drejtë dhe në favor të shpëtimit të këtij institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.”- thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp.

Fjalët Kyce

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *