13:24 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, Ylli Shehu drejt lënies së mandatit

17:13 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, Ylli Shehu drejt lënies së mandatit

Deputeti i ri i ardhur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehu, i cili u betua në Kuvend pak ditë më parë, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit depozituar në KQZ, një denim për kontrabandë, fallsifikim dokumentash dhe të fallsifikimit të vulave, stampave ose formularëve.

Vendimi për dënimin e tij është i datës 18 Nëntor 2008, dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjykata e Korçës e ka gjetur fajtor Shehun për tre vepra penale të cilat kanë të bëjnë me futjen e një automjeti në vitinn 2003 pa paguar detyrimin e saktë doganor duke tentuar ta zhdoganonte në Degën e Doganës së Korçës me dokumenta të rreme, mjet të cilin Shehu e ka shitur një vit më vonë.

Në përfundim të gjykimit, gjykata pasi dëgjoi pretendimet përfundimtare të organit të Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Korçë, përfaqësuar nga prokurori Edmond Shytko, i cili kërkoi: Deklarimin fajtor të Ylli Shehut, për veprën penale të kontrabandës me mallra të tjera dhe në bazë të nenit 174 të K.Penal dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.

Gjithashtu gjykata ka vendosur të deklarojë fajtor Ylli Shehun  për veprën penale të fallsifikimit të me 200.000 lekë gjobë, si dhe deklarimin fajtor të tij për veprën penale të fallsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dhe dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.

Në bashkim të denimeve Ylli Shehu u gjobit me 600.000 lekë.

Kjo rrezikon që deputeti i cili sapo ka marrë detyrën për të plotësuar listën e vendeve vakante për shkak të djegies në mandateve në bllok nga opozita, ta lërë Kuvendin.

Etiketa: dekriminalizimimandatiylli shehu
Pas

Diaspora nesër prezente në protestë, Naim Hasani: Zgjidhja nuk është largimi nga vendi por ndryshimi

Para

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, plagoset një person. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Para
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, plagoset një person. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, plagoset një person. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.