Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Frikë nga ‘FIFA’? Era Istrefi hoqi foton me shqiponjë

Pasi flamuri i Kosovës ishte i ndaluar nga autoritetet ruse gjatë Kupës së Botës 2018 në futboll, raportojne mediat kosovare, Era Istrefi është përkujdesur që ngjyrat e tij t’i paraqesë me krenari në finalen e turneut.

Këngëtarja kosovare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër dhe duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një gjest që u kushtoi me gjobe dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram.

Por duket se diçka ka ndodhur, pasi pak kohë më pas, Era e ka fshirë këtë foto nga profili i saj.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *