Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Frika për “Astra Zeneca”, mjeku i njohur i propozon Ramës: Ta bëjë vaksinën ministrja Manastirliu dhe Beqaj së bashku me familjet e tyre, që populli ta besojë!

Në një kohë kur dhjetra mësues janë duke refuzuar vaksinimin me Astra Zeneca, në kuadër të një klime pasigurie nga shumë shtete që e kanë pezulluar kompaninë, mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu, vjen me një propozim interesant për kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se për të pasur sa më shumë njerëz që besojnë te kjo vaksinë, do të ishte e udhës që shembullin e saj ta jepte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe paraardhësi i saj Ilir Beqaj, së bashku me familjet e tyre.

Postimi i Vargut:

Z.Rama! Zgjidhe urgjentisht problemin e Berjes se vaksines se AstraZeneces ne Shqiperi. Propaganden tuaj populli nuk e beson. Le ta bejne kete vaksine perpara te gjitha kamerave, te dy ministrat dhe familjet respektive, O.Manastirlliu dhe I .Beqja.

Une mendoj qe ne kete moment populli do filloje te besoje qe ju i besoni asaj qe thoni. Praktika eshte kriteri i se vertetes thoshte Lenini dhe duhet ta perserise deputetja juaj.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.