Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Frika nga helimin? Çfarë u servir në darkën e takimit midis dy liderëve botërorë

Takimi historik ndërmjet dy liderve, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe  udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Por çfarë u servir për dy liderët botëror:

PJATA E PARË:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

PJATAT KRYESORE PËRFSHININ:
1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi i mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:
1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *