Agjencia Evropiane e Kontrollit të Trafikut Ajror, Eurocontrol ka paralajmëruar sot të gjitha linjat ajrore që të kenë kujdes gjatë fluturimeve të tyre mbi Mesdhe.
Shkak është bërë frika ndaj sulmeve të mundshme terroriste në Siri gjatë 3 ditëve në vijim.
Në njoftim thuhet se raketat mund të përdoren në një moment kur mundësia e ndërprerjes së komunikimit me pilotit është më e madhe.
Perëndimi dhe Presidenti Donald Trump, janë duke diskutuar mbi mundësinë reale për të ndërhyrë në Siri, pas sulmit me gaz ku humbën jetën shumë persona.
Në njoftimin e Eurocontrol nuk specifikohet origjina e rrezikut që mund të vijë nga raketat, por linjat duhet të kenë parasysh çdo lloj zhvillimi.
(F.G/Faxweb.al)