FlashSportTe FunditTe Gjitha

Franca publikon listën, ja 23 të grumbulluarit për përballjen me Shqipërinë!

Kombëtarja e Francës ka bërë zyrtare listën e të grumbulluarve. Trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur 23 lojtarët që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e fundit të kualifikuesve të Europianit, ku fillimisht përballet me Moldavinë, më pas udhëton drejt Tiranës për sfidën ndaj Kombëtares sonë.

Si gjithnjë, Deschamps nuk ndryshon shumë dhe emrat janë pak a shumë të njëjtit. Nebil Fekir është risi në sulm, ndërsa vendin e Lloris në portë e merr Areola, me Maignan dhe Mandanda që plotësojnë treshen e portierëve.

Repati që bie më së shumti në sy është padyshim sulmi, ku është i mbipopulluar me yje. Mbappe, Griezmann, Giroud apo Coman janë vetëm disa nga emrat që pritet të jenë titullarë përballë Kombëtares sonë mbrëmjen e 17 nëntorit.

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *