Në linjat ajrore të Francës dhe Spanjës paraqitet me të vertetë një situatë kaotike në shumë aeroporte të këtyre dy vendeve europiane ndërsa për shumë udhëtar është kthyer në një makth kryyesisht për britanikët.
Shkak është bërë një problem në kontrollin ajror ndërsa dita e sotme ka qenë dhe vijon të mbetet një ditë fluksi udhëtimesh pasi pushuesit përfundojnë pushimet dhe kthehen në vendet e tyre të punës.
Kompania “British Airëays” ka anulluar disa fluturime nga aeroporti “Heathroë” i cili ndodhet në Londër. Fluturimet e anulluara janë drejt Athinës, Berlinit, Barcelonës Lisbonës, Romës dhe disa qyteteve të tjera. Përveç anullimeve janë të shumta shtyrjet e udhëtimeve me nga 2-3 orë.
“Njësoj si kompanitë tjera, edhe ne jemi prekur nga problemi i kontrollit ajror që lidhet me hapësirën ajrore të Francës dhe Spanjës”- tha një zëdhënës i kompanisë.
Edhe kompania loëcost “EasyJet” ka pasur disa anullime të fluturimeve. Kompania ka anulluar fluturimet drejt Amsterdam, Edinburg dhe Mynih.