Ka përfunduar me rezultatin 4-2 Kampionati Botëror Rusi 2018, duke fituar ndaj Kroacisë, ekipi francezë.
Në këtë mënyrë Franca ka fituar Kupën e Botës duke e mbajtur atë për katër vitet e ardhshme.
Siparin e golave do ta hapte autogoli i Mandzukic në minutën e 19-të, ndërsa Kroacia do të barazonte me Perisic në minutën e 29-të.
Ndërkohë po ky lojtar do të ishte protagonist duke prekur topin me dorë dhe Franca përfiton penallti. Ishte Griezamann, i cili e mposhti portierin Subasic.
Pjesa e dytë do të kishte edhe 3 gola të tjerë, ku në radhët Francës do të shënojnë Pogba dhe Kylian Mbappe. Dy golat e kroatëve nuk kanë mjaftuar, duke mos e ndalur për asnjë moment performancën e shkëlqyer të francezëve.
Por edhe Kroacia pati një përfaqësim dinjitozë, duke bërë që të mbeten gjatë në kujtesën e këtij Botërori.
(E.V/Faxweb.al)