Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Fraksionet janë mendim politik, jo pus Mezini

Nga Alfred Lela

Astrit Patozi është vënë në krye të një ‘fashe kryengritëse’ në Partinë Demokratike të quajtur ‘Lëvizja për Ringritjen e PD’. Deri më tash mund të thuhet, pa shumë drojë se e shtrembëron faktin, se lëvizje ka patur, por jo ide.

Patozi tha në Top Story-n e para dy netëve, se Basha duhet t’u lërë hapësirë në PD dhe se ‘gjeneralët nuk mund të kthehen në parti si ushtarë’. Përvoja e partive politike në Shqipëri ka treguar se fraksionet pranohen për t’u përçarë, dhe jo si elementë të kundërveprimit politik që çon në bashkëveprim apo bashkëpunim.

Shembujt janë disa; në të majtë e në të djathtë.

Basha mund të zgjedhë këtë taktikë për të sunduar kundërshtarët e tij. Të joshë mjaftueshëm prej tyre, sa për të bërë të pamundur e të pazëshëm pjesën tjetër. Varianti i dytë është të hapë partinë kanat më kanat, pra të bëjë atë që bëri Berisha në vitin 2005, por katër vjet më herët. Do të thotë ta llojë hapjen që tani dhe ta përgatisë partinë e bashkuar, që i ka shtrirë dorën shoqërisë, për zgjedhjet parlamentare të pas katër viteve.

Ky editorial nuk kërkon të hulumtojë se çfarë mund të bëjë Basha, por se çfarë mund apo duhet të bëjnë kundërshtarët e tij.

Mbledhja e kryesisë së partisë mbrëmjen e së enjtes, është shenjë se kundërshtarët e kryetarit të PD po bëjnë pikërisht atë që nuk duhet të bëjnë. Gjë që nuk i ndihmon, as taktikisht dhe as politikisht. Gjë që i rrënon publikisht.

Edhe pse disa mund ta zhvlerësojnë këtë tekst si të një ‘mbështetësi të Bashës’, ja disa gjurmë të gabimeve të ‘grupit të sulmit’:

Së pari, perceptimi publik se ajo që i bashkon nuk është kohezioni i ideve, por i interesave. Asnjë prej personazheve politikë të përfshirë në kundërmësymjen anti-Basha nuk ka qenë i zëshëm para se listat të bëheshin publike. Një përjashtim prej kësaj bën Majlinda Bregu, e cila ka qenë kritike përgjatë një fashe kohore që nis para se të publikoheshin listat. Të tjerët e kanë shpërthyer çibanin e zemërimit kundër kryetarit të partisë mëngjesin e 23 majit e në vazhdim. Kjo i demaskon në sytë e publikut, për arsye të më thjeshtit dyshim: ata ‘u zgjuan’ kur nuk e panë veten në listë. E kanë personale, dhe jo ideore apo politike.

Së dyti, taktika e zgjedhur për të deligjitimuar Bashën, ajo e luftës guerrilje nëpër mbledhjet e forumeve partiake, është e dënuar me jetëshkurtësi. Pak prej personazheve kundërshtarë të Bashës i kapin antenat e medias më vete. Statuset në Facebook, apo daljet mediatike të vetëm disa prej tyre, shihen nga gazetarët si me ‘vlerë lajmi’. Të tjerët shpërllen.

Kamerdarja e mbledhjeve të forumeve, si Kryesia etj., do të shfryhet sapo PD t’i nënshtrohet zgjedhjeve për strukturën e re.

Kjo lidhet me arsyen e tretë, e cila ka të bëjë me atë se qëndrimet anatemuese ndaj Bashës shihen nga baza si dëmtuese të kohezionit dhe reputacionit të partisë, dhe si një sulm i drejtpërdrejtë mbi imazhin e PD. Kur të vijë koha e zgjedhjeve për forumet e reja drejtuese të partisë, anatemuesit e sotëm do e gjejnë veten me pak ose zero mbështetës. Dhe, do ta shohin veten jashtë pushtetit partiak, pa ndikim dhe me asnjë vëmendje mediatike. Cikli i tyre publik do të mbyllet si politikanë amatorë dhe sharës profesionistë.

Së fundmi, duhet theksuar dhe ditur se fraksionet, apo LMN-të, nuk janë trupa paramilitare, por njësi që veprojnë sipas një platforme dhe mbrojnë disa ide politike. Mungesa e ideve, zakonisht, zëvendësohet me zhurmë. Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për fraksione, sa kohë të jetë ai kryetar i PD, siç tha. Por akush nuk i pengon dot idetë.

Ato duhet t’i kesh dhe t’i bësh publike.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *