Pyetjes se a ka patur komunikim me presidentin serb Vuçiç mbi Gjykatën Speciale , kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë që shqiptarët mos të presin që Vuçiçi ta shprehë publikisht që e njeh Kosovën dhe se i vjen keq për ndasitë mes shqiptarëve. Gjithashtu Rama dha përgjigje dhe për pyetjen nëse Shqipëria mund të ngrejë padi për gjenocid lufte ndaj Serbisë.
”Me sa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjeter. Kjo që ka ndodhur nuk mundet dot të përballohet sikur po intesifikojmë luftën me Serbinë, përkundrazi unë mendoj se kjo vetën dobëson pozicionin e Kosovës dhe forcon pozicionin e Serbisë. Jo vetëm se pse fqinjin nuk e zgjedh, por edhe kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh paqe, jo për fqinjin por për fëmijët e tu. Shqiptarët në vitet e fundit skanë qenë kurrë më mirë, ku kemi si në asnjë rast tjetër dy shtete shqiptare. Sherrnaja dhe ndasitë mes veti na kanë dëmtuar kur kanë të bëjnë me interesin kombëtar, nuk mund të ndahemi për interesin strategjik, i cili është dialogu për njohjen përfundimtare të Kosovës. Nuk ka për të ndodhur që presidentit serb të thotë publikisht se e njeh Kososvën apo se i vjen keq për faktin se shqiptarët janë të ndarë mesveti. Kjo është tallja më e madhe që mund ti bëhet Kosovës, nga ata që mendojnë se dikush mund ta ndajë Kosovën fshehtas. Si do ta ndanin këta Kosovën pa e sjellë në Kuvendin e Kosovës. Teoritë e konspiracionit na kanë bërë shumë dëme në histori por na dëmtojnë edhe sot. Domosdoshmëria është që drejtësia ndërkombëtare të mos deformohet dhe të kthehet në një padrejtësi kombëtare.”- u shpreh kryeministri Rama.