Ditën e sotme përfqësues të politikës shqiptare kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të 21 vjetorit të vrasjes së liderit të demokracisë Azem Hajdari.
Homazhet për Hajdarin janë zhvilluar tek Varrezat e Dëshmorëve, por edhe në memorialin e tij.
Ndërkohë deputetja e djathtë Rudina Hajdari, veç homazhëve me deputetët, zgjodhi që të jetë krah familjes, në kryerjen e homazheve, të cilët ishin të shoqëruar nga figurat më të larta në PD, siç ishte ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Por vëmendje në këto homazhe rrëmbeu lideri historik i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha. Në një moment Berisha shihet teksa përshëndetet me entuziasëm nga kalimatarët në rrugë, ndërkohë që në varrezat e Dëshmorëve, shihet teksa mbrohet nga dielli me lulet të cilat do ti përdorte për homazhe.