AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fotot/ Zbulohet hoteli ku po qëndron Rama në Nju Jork, njihuni me çmimet e dhomave

Prej ditës së hënë kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në SHBA, Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s, që zhvillon takimin e saj të 74-tërt.

Në këtë takim Rama shoqërohet dhe nga bashkëshortja e tij Linda, me të cilin ndau edhe një foto ditën e djeshme, gjatë takimit të kortezisë me çiftin presidencial Donald dhe Melanie Trump.

Po ashtu nga Shqipëria kanë fluturuar drejt SHBA-ve dhe ministri i jashtëm Gent Cakaj, dhe këshilltari mediatik i Edi Ramës, Endri Fuga, të cilët kanë marrë pjesë po ashtu gjatë punimeve për Asamblenë e OKB-së.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Rama është akomoduar në një nga hotelet e zonës më të kërkuar në Nju Jork, The Pierre, A Taj Hotel.

Çmimet në këtë hotel për një çift variojnë nga 500 euro deri në 1000 euro, në varësi të cilësisë që kanë dhomat e pronotuara.

Të mësuar me faturat e ministrave që shkojnë deri në 900 euro, duket se Rama mbetet brenda standardit qeveritar.

Rama fluturoi drejt SHBA-ve menjëherë pas tërmetit që preku vendin ditën e shtunë, duke e parë se ishte më e arsyeshme që ai të vazhdonte vizitën e planifikuar në Nju Jork, pasi me shqiptarët dhe me dëmet që ata kishin pësuar mund të merreshin dhe ministrat e qeverisë së tij.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *