Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka postuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë.
Ky reagim i tij ka ardhur pas incidentit që ndodhi me zevëndësin e tij Avdullah Hoti i cili u qëllua me vezë si revoltë për mos heqjen e taksës me Serbinë.Kujtojmë se në ditët e fundit ndaj qeverisë së Kurtit janë shtuar presionet për heqjen e taksës, ndërkohë që numri 1 i qeverisë kosovare është shprehur se ajo do të pasohet me marrëdhënie reciprociteti.
Ai po ashtu ka kërkuar që të shmanget lëvizja me automjete, sa herë që është e mundur.
“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.
Një ditë më parë, derisa ishte duke ecur rrugës, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, u sulmua me vezë nga disa qytetarë.
Në videot e publikuara, sulmuesit dëgjohen duke i thënë “Nuk duhet të hiqet taksa”.
Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës Express se kanë nisur hetimet dhe se rasti po cilësohet si “sulm”.
Albin Kurti ka thënë se veprimet e opozitës nuk e shqetësojnë Qeverinë. I ka uruar punë të mbarë Avdullah Hotit, i cili u sulmua me vezë sot në qendër të Prishtinës.
R.G/FAXWEB.AL