Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

FOTOT/ Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia, Vuçiç nuk e fsheh lumturinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.

Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”. Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhjet e ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Ajo është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s, një synim ky i Rusisë e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në Ballkan, raportojnë mediat kosovare

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila shpalli shtetësinë më 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës me ndërhyrjen e NATO-s që u dha fund mizorive të forcave serbe kundër shqiptarëve.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit rus.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *