AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTOT/ Sandër Lleshaj sfidon frikën e banorëve, futet në njërin nga apartamentet dhe rehatohet në divan

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë ditën e sotme në Qarkun e Lezhës ku është njohur nga afër me situatën e banorëve pas tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa kujtojmë se pasdite është përplasur edhe me shefin e Urbanistikës për shkak se ky i fundit ngriti shqetësimin e banorëve tënjë pallati 12 katësh.

Sipas shefit të Urbanistikës, banorët shqetësohen me të drejtë pasi pallati ka dëmtime shqetësuese, ndërsa Lleshaj i ngriti zërin duke i kujtuar se po përhapte panic.

Pas kësaj ministri është futur vetë në njërën nga hyrjet e pallatit ndërsa thotë se fjalën e fundit e thonë ekspertët.

“FOTO/Lezhë – Pamë nga afër pallatin 12-katësh e takuam banorët, të cilët kanë shprehur shqetësim se godina është dëmtuar në strukturë nga tërmeti.

Fjalën e fundit do ta thonë ekspertët!

#MeNjerëzit🤗  #PërNjerëzit🤝”, shkruan Lleshaj

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *