Partia Demokratike denoncon përmes disa postimeve, të shoqëruara dhe me foto në rrjetet sociale, se deputeti socialist Sadri Abazi ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje.
Ish-deputetët demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Luçiano Boçi theksojnë se e kanë parë Abazin në zonën e pistës “ILIRIA”, në Durrës, i cili sipas tyre kishte shkuar atje për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet.
Postimi i Luçiano Boçit
Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.
Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!
Për njerëzit?
As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.
Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:
Kush duhet të hyjë tani në burg?!!
Pse lejohet zhdukja e provave?!
Kush ia dha lejen Abazit?!!
Po katet pa leje?!!
Po prokuroria ku është?!
Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.
Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.
Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.