Ministrat burra të PS duket se i kanë bezdi seancat e Kuvendit. Në një kohë kur ulëset e sallës janë pa opozitën reale, por janë zënë me deputetët e listave, Parlamentit i mungon debati i fortë politik, ai që e ka karakterizuar sa herë ka pasur tensione politike apo kur janë afruar zgjedhjet.
Në këto kushte, një parlament i “përgjumur” është edhe i padobishëm. Dhe siç duket këtë e kanë kuptuar edhe ministrat e Ramës, të cilët kanë lënë sallën, duke e lënë kryeministrin të vetëm në mes të 7 grave.
Siç duket edhe nga kjo foto që sjell MAPO, përkrah Ramës janë vetëm ministret gra si Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Elva Margariti, Ogerta Manastirliu, Besa Shahni dhe Etilda Gjonaj, ndërsa nuk merr pjesë asnjë prej ministrave burra. Edhe drejtuesja e seancës ishte gjithashtu një grua, Vasilika Hysi, pasi Gramoz Ruçi i liroi vendin.