Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj javën e shkuar u bënë për herë të parë prindër të vajzës së tyre, të cilën zgjodhën ta pagëzojnë me emrin Ajka.
Ata emocionuan me dedikim e tyre në rrjetet sociale gjithë fansat. Por tashmë janë publikuar disa foto, ku zbulohet mirëseardhje madhështore, që ata kanë organizuar për vogëlushen e tyre në shtëpi.
Çifti është treguar i kujdesshëm për çdo detaj dhe kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me tullumbace e dekorime të tjera, të cilat duken me të vërtetë të mrekullueshme.