Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

FOTOT/ Meta takon të strehuarit në Kosovë: Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë nga ku është takuar edhe me familjet e strehuara në  Kampin e Inovacionit në Prizren për shkak se banesat e tyre janë bërë të pabanueshme pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Meta falenderon kryetarin e Komunës Prizren Mytaher Haskuka dhe shprehet se ka bashkëbiseduar me qytetarët për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

“Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.
Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur”, shkruan Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *