Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTOT/ Laert Vasili i denoncoi për dhunë, reagon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk është dhunuar, por tentuar të mbahet deri në mbërritjen e Policisë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar për incidentin e ndodhur në mabinetet e jashtme të Teatrit Kombëtar ku aktori Laert Vasili ka denoncuar se është dhunuar nga artistët dhe aktorët që ndodheshin aty.

Përmes një deklaratë për mediat, Alenanca shprehet se në harkun e dy netëve, në orët e pasmesnatës, Vasili është shfaqur në sheshin e Teatrit duke shqyer posterat, ndërsa hedh poshtë pretendimet se ai të jetë dhunuar nga aktivistët.

Më tej, në këtë deklaratë thuhget se ai është mbajtur aty deri në momentin që ka mbërritur Policia, ndërsa bëjnë thirrje të vëzhgohen gjithë kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë, për të provuar sipas Aleancës, se Vasili ka provokuar artistët dhe aktivistët që mbrojnë Teatrin prej rreth 2 vitesh.

Reagimi i plotë:

Komunikatë

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin trupën teatrore austriake pas përfundimit të shfaqjes “Acar” që ata dhanë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se në orët e para të datës 20 Dhjetor, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë më 22 dhjetor rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori për identitetin e të cilit nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil dhe me kameran ndezur, quhet Laert Vasili. Ai filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorësinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: në datë 20 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë është zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që videoja e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastësisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, akti i vandalizmit është i përsëritur, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka.

Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta.

U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime :
1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri.
2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme.
3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këtë të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë.
Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre.

Fotot si më poshtë ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 20 dhe datës 22 nga i njëjti autor.

#tebashkuarpernjekauze
#teatridoterroje
#europanostra

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.