Nga Erion Braçe
SHPIRTI YT NDRITTË SHUMË LART!
NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZEZE TE SAJ! Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995;
ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje. Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam,
bashke luftuam çdo betejë, bashkë fituam!
Ishe rreze drite në errësiren e Marsit 1997, ishe shpresa e rë në vendin e mbaruar po atë Mars; Ti u bere urtësuesi, pajtuesi i gjithkujt, PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI!
E mbaj me vete optimizmin tënd atë nate, fjalën tënde të parë për mua e une për gazetën: SHPRESE E RE!
Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, falë teje, mirësisë, dashurisë, optimizmit, pasionit, forcës së ZEMRËS TËNDE TË MADHE! Të jam mirënjohës BASHKIM, pa fund! E mban mend që ti më prezantove në Poliçanin e zhuritur në Qershorin e 1997?!
A e mban mend sa gëzim solle me vete atje dhe gjithë rrugës për atje në një stafetë njerezorë që s’kish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerëzve të zakonshëm si ti?! Aty u shenjua që të vijonim bashkë betejat; Ti në Kuçovë e unë në Berat. Ti në Lushnje e unë në Divjakë. Nuk e di, por fati e ka sjellë që unë të eci në gjurmët e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova unë!
Eshte një jetë e tërë kështu, 24 vite! Tani jam në gjunjë, me lotët që mbysin fjalët; po do ringrihem edhe për ty! Kemi betejë për të bërë ende, në Lushnjë e Divjakë; Do çojmë deri në fund punët që nise ti, do mbajme çdo premtim tëndin për njerëzit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT.
Aaaa po, do vijoj të luaj futboll Bashkim, edhe për ty! Ne të dy as aty nuk u ndamë, një pasion i madh që nae bëri bashkë edhe si të kuq, në fusha e tribuna; Qemal Stafën kurrë nuk e mbushi kaq asnjë tjetër veç teje e Kombëtares së Shqipërisë!
Kryeministri që zbriti në fushë në vitin e zi, dha gëzim edhe nga një fushe futbolli! Të qofte i lehtë dheu në gjoks vëllai im! Rruga me ty ishte më e bukura rrugë që kam bërë ndonjëherë!