Kohët e fundit, Melania Trump ka qënë në qendër të shumë diskutimeve. Kjo e gjitha për shkak të një libri të ri të quajtur ‘The Art of Deal, the untold story of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump).
Ky libër pretendon se di të fshehta ‘të pista’ të zonjës së parë nga burime të sigurta.
Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, e ka vënë Melania në një situatë shumë të pakëndshme.
Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias në Slloveni, Zonja e Parë, ka gënjyer për sa i përket operacioneve plastike. Ndërkohë janë rikthyer në vëmendje edhe fotot nùdo të Zonjës së Parë, të cilat Melania nuk i zhdùk dot.