Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Fotolajm/ E ka pranuar se ndjen dobësi për të, Meta surprizon Berishën në datën e lindjes

Presidenti Ilir Meta e ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili feston sot ditëlindjen e tij të 75-të.

Meta ka publikuar në Facebook dhe një buqetë me 75 trëndafila të bardhë, dhe një mesazh urimi.

Mësohet se së bashku me buqetën Kreu i Shtetit i ka dhuruar ish-liderit të demokratëve edhe një shishe verë Kallmet.

Presidenti shkruan “Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: pranverë”.

Meta e ka pranuar edhe herë të tjera se ndjen dobësi për ish-kryeministrin Berisha.

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!💐🇦🇱”, shkruan Meta në statusin e tij.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *