09:00 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTOJA+DETAJET/ Nga Fushë-Kruja në Krrabë, kush është ekzekutori dhe të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë, prokuroria po këmbëngul të bëhen bashkëpunëtor

10:30 | 13/03/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOJA+DETAJET/ Nga Fushë-Kruja në Krrabë, kush është ekzekutori dhe të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë, prokuroria po këmbëngul të bëhen bashkëpunëtor

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në orët e paradites së datës 25 Shkurt.

Burime bëjnë me dije se Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije ende.  Burimet bëjnë me dije se ata janë nga zona e Fushë Krujës dhe e Krrabës, ndërkohë që prokuroria po këmbëngul që ata të bëhem bashkëpunëtor të drejtësisë, në mënyrë që të rrëfejnë porostitësit.

Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, ndërkohë që ende nuk dihet se kush ka dashur ta eleminonte biznesmenin Sofia, i cili ka qenë i dyshuar dhe për trafikimin e heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë.

Mësohet se personi që ka qëlluar me armë silensiator Sofinë është 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme në Malin e Zi, dhe u soll drejt Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e Policisë.

Shyti e ka pranuar vrasjen, dhe është zbuluar nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në rroba. 24-vjeçari jetonte në një banesë me qera së bashku me nënën e tij në rrugën ‘Bardhyl’.

Pas krimit, autori mori biçikletën të cilën e kishte lënë poshtë urës së Lanës dhe u largua drejt liqenit artificial. Aty ndërroi rrobat, maskën anti-Covid dhe kapelen. Rrobat u gjetën 3 ditë pas ngjarjes nga ku u përftua profili gjenetik nga i cili u zbulua edhe identiteti.

I riu e ka ndjekur 3 ditë me radhë Behar Sofinë dhe lëvizjet që biznesmeni bënte, nga shtëpia e tij. Mësohet se shuma që është paguar për ekzekutimin e Sofisë është 50 mijë euro.

Ernejt Shyti

Si ndodhi ekzekutimi?

Burimet, tregojnë se viktima ka qenë duke pirë kafe poshtë banesës së tij, në katin e dytë të një qendre tregtare pranë rrugës së Elbasanit, një lokal të cilin ai e frekuentonte shpesh dhe që gjithnjë ishte nën prani të personave të tjerë, Të njëjtin itinerar, Sofia e ndoqi edhe të enjten. Ai piu kafe herët në mëngjes dhe doli për të bërë një shëtitje, dy ditë pasi kishte kaluar Covid-19.

Sipas informacioneve, autori e kishte pritur në urën midis zonës se Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit. Më pas, ai e ndjek për rreth 30 metra dhe e qëllon shumë pranë, një plumb e kap në trup dhe një në kokë. Kamerat e sigurisë tregojnë se autori ka qenë i veshur me një kostum sportiv ngjyrë të errët, me kapuç dhe me maskë mbrojtëse anticovid. Ai është larguar qetësisht pas atentatit, drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Më pas ka marrë një biçikletë dhe është drejtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Kush është Behar Sofia?

Behar Sofia, rezulton të jetë një përkrahës i njërës prej partive politike në vend dhe me njohje të shumta në policinë e shtetit, duke qenë edhe një biznesmen i suksesshëm në Tiranë. Viktima rezulton me disa biznese në zonën pranë stadiumit Dinamo, por shpesh ka pasur konflikte dhe në biznese i kanë vendosur edhe eksploziv. Sofia, në vitin 1998 u arrestua në Turqi së bashku me trafikantin Abdulselam Turgut, pasi u kapën me rreth 30 kg heroinë.

Mes te arrestuarve ishte edhe Hekuran Hoxha, i cili u arrestua përsëri në 2019, për llogari të operacionit Volvo 4 dhe i dyshuar se është kreu i grupit të laboratorit të kokainës në Has. Turgut, tashmë është shpallur në kërkim, pasi donte të kryente një atentat terrorist në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në vendin tonë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Lulzim Basha e la jashtë listave të kandidatëve për deputet, zbulohet posti që merr Endri Hasa

Para

ZBARDHEN EMRAT/ Policia jep detajet: Kush janë 4 personat e arrestuar për ezkekutimin e Behar Sofisë, roli që ka pasur secili

Para
ZBARDHEN EMRAT/ Policia jep detajet: Kush janë 4 personat e arrestuar për ezkekutimin e Behar Sofisë, roli që ka pasur secili

ZBARDHEN EMRAT/ Policia jep detajet: Kush janë 4 personat e arrestuar për ezkekutimin e Behar Sofisë, roli që ka pasur secili

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.