Kreu i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj vetëm sot ka pranuar se të premten që shkoi në kryeqytet ka pasur një përmbytje, po që sipas tij, u arrit që të ndryshohej situata për 10 minuta.
Mirëpo fotot dhe qytetarët nuk mendojnë njësoj. Në një foto të postuar nga ‘’Respublika” shihet se përmbytjet në Shesh kanë qenë në lartësinë e nivelit të katit të parë të Bashkisë, aq sa kanë dëmtuar një sërë dokumentesh që ndodheshin në zyra.
Të njëjtën gjë dëshmonin dhe qytetarët pasditen e së premtes, ku për të kaluar sheshin me këmbë, as që mund të mendohej, kjo edhe për shkak të mosfunksionimit të pusetave.
Kryebashkiaku u tregua dinak të premten ku në rrjetet sociale ndau vetëm fotot e dëmtimit të disa pemëve, dhe vetëm pasi videot morën ‘’dhenë” në rrjetet sociale, e pranoi gjendjen, ama e vuri theksin te reagimi.
“Përpara pak ditësh ne patëm një përmbytje në Tiranë për shkak të një stuhie të natyrës, që sipas eskpertëve reshjet ishin të barasvlefshme me atë që bie për një muaj.
Ne ndërtuam një shesh nuk ndërtuam një nëndetëse, pas 10 minutave sheshi ishte gati që të priste ndeshjen e Botërorit, e rëndësishme është mënyra sesi ne ngrihemi pas goditjeve të tilla të natyrës.
Nga stuhia që ra pak ditë më parë një rrufe ra dhe te sahati, po sot është riparuar çdo dëm dhe nuk është kuptuar asgjë”, u shpreh sot Veliaj.
(E.K/FAXWEB.AL)