Ka një foto që është shpërndarë me shpehtësi në rrjetet sociale. Vjen nga protesta e djeshme e shoqërisë civile, kundër marrëveshjes me Greqinë për detin përpara kryeministrisë.
Një prej aktivistëve Anis Gjoka, kishte marrë në protestë djalin e tij të vogël, vetëm disa javësh.
Një mesazh i fortë ky për të gjithë ata që iu bashkohen protestave partiake dhe hezitojnë tiu bashkohen kauzave që kanë të bëjnë realisht me vendin dhe fatin e secilit prej tyre.
Protesta e djeshme edhe pse u quajt e pakët në numër, parashikon që të rimblidhet sërish të shtunën e ardhshme.
Protestuesit i lanë pesë ditë kohë kryeministrit Rama në mënyrë që të zbardhë mbledhjet që janë zhvilluar mes ministrave Bushati dhe Kotzias.
(E.K/FAXWEB)