03:00 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTOJA E VIKTIMËS/ Sapo ishte kthyer nga Spanja, pronar i një lokali në Lungomare, kush është Bledar Birçaj që u ekzekutua me breshëri arme në Vlorë

15:15 | 10/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOJA E VIKTIMËS/ Sapo ishte kthyer nga Spanja, pronar i një lokali në Lungomare, kush është Bledar Birçaj që u ekzekutua me breshëri arme në Vlorë

Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 13.00 të kësaj të hëne në lagjen Hajro Cakërri në Vlorë, ku ka mbetur i vrarë Bledar Bircaj, biznesmen në qytetin e Vlorës.

40-vjecarit i është bërë pritë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Mbi 20 herë është qëlluar në drejtim të makinës bmv x5, me të cilën udhëtonte Bircaj dhe një pasagjer. Si pasojë e të shtënave ka betuar i vrarë 40 vjecari Bledar Bircaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pasagjeri ndërkohë ka shpëtuar falë hedhjes nga makina dhe fshehjes në brendësi të pallateve, pasi kishte pikasur autorët që iu kishin zënë pritë.

Atentatorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të fshatrave të Vlorës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Janë 2 pistat e policisë mbi të cilat po hetohet. E para është ajo e hasmërisë së vitit 2011 ku bircaj u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.

Dhe pista tjerët ajo e fushës së narkotikëve, ku emri i 40-vjeçarit kishte dalë në skenë në disa raste.

Por kush është Bledar Bircaj, objektiv i këtij atentati

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos  pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë.

Sa i takon hetimit policia ka bërë grumbullimin e pamjeve filmike dhe ka mbledhur dëshmi të dëshmitarëve okular.

Sipas dëshmitarëve kanë dëgjuar breshërinë e të shtënave por nuk kanë parë asgjë nga atentatorët të cilët janë larguar menjëherë. Dëshmitarët thonë se pasagjeri ka shpëtuar pasi u hodh nga makina dhe u fsheh në garazhin e pallatit.

Një tjetër pistë hetimi për të cilin dyshohet atentati i sotëm është edhe ajo e bandave të Vlorës. Ka dyshime se 40 vjecari është pjesë e përplasjeve të bandës së Spanjës dhe Belgjikës, ndërkohë që rreth një muaj më parë ishte kthyer nga Spanja, ku kishte qendruar për  disa kohë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bircaj vlorebled bircajbledar bircajbledar bircaj 10 majekzekutimi i bledar bircajtvritet bledar bircaj
Pas

Ekzekutimi i Behar Sofisë, dosja kalon nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, ja arsyeja

Para

Ambasada shqiptare në Francë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Para
Ambasada shqiptare në Francë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Francë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.