Njihet si një nga njerëzit më të pasur në botë dhe natyrisht ajo që e bëri të njohur Mark Zuckerberg ishte themelimi nga ana e tij e rrjetit social Facebook.
Ai ndodhet në Athinë bashkë me bashkëshorten e tij Priscilla Chan të cilët kanë publikuar një selfie në rrjetet sociale nga Akropoli.
Çifti i njohur feston 7-vjetorin e martesës të cilin kanë vendosur ta festojnë në shtetin fqinj.
“Duke festuar 7-vjetorin e një martese të lumtur në tempullin e perëndeshës së urtësisë”, shkruan Zuckerberg në postimin e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)