Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Zhduket shkencëtarja kineze e laboratorit në Wuhan, dyshohet se është personi i parë që u infektua me Covid në vjeshtën e 2019-ës

Nuk dihet ende vendndodhja e shkencëtares kizeze e njohur ndryshe si “Pacienti Zero”, e cila u zhduk në fillim të shpërthimit të pandemisë.

Ekspertja e viruseve Huang Yanling ishte ndër të parat e cila publikoi raportet shqetësuese të pandemisë vdekjeprurëse në shkurt të vitit të kaluar.

Pretendimet krijuan një lidhje midis origjinës së virusit dhe Institutit të Virologjisë Wuhan, dhe nxiti frikën se virusi u zbulua aksidentalisht gjatë eksperimenteve.

Ngurrimi i Kinës për të zbuluar vendodhjen e saj, ka nxitur teorinë se ajo ka vdekur ose po mbahet nga shteti për të mbuluar rolin e institutit në pandemi.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve  beson se ajo ishte e para nga shkencëtarët Wuhan-it që u infektua që në vjeshtën e vitit 2019.

Ndërkohë, mes spekulimeve për vendndodhjen e saj eprorët mohuan që ajo të ishte “dëmtuar”, ndërsa pretenduan se ajo kishte përfunduar studimet në një vend tjetër të Kinës.

Më pas shkencëtarja çuditërisht u shfaq duke dërguar disa mesazhe kolegëve të saj edhe thënë se ajo ishte gjallë, por që atëherë Huang duket se është zhdukur nga rrjetet sociale dhe cdo gjë e thënë nga ajo është zhdukur edhe nga faqja e internetit të institutit.

Departamenti i SHBA-së thotë se Partia Komuniste Kineze kishte parandaluar hetuesit të intervistonin studiuesit në Wuhan.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se:

Pekini vazhdon sot të përmbajë informacionin jetik që u duhet shkencëtarëve për të mbrojtur botën nga ky virus vdekjeprurës dhe ai tjetër.

Kujtojmë se akuzat për një fshehje nga qeveria kineze janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur dhe presionet për një hetim të plotë në laboratorin e dyshuar nuk janë lejuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë thënë se Kina është fajtore që nga Donald Trump duke u zotuar të deklasifikojë inteligjencën sekrete bombë që lidh virusin me institucionin e tyre shkencor.

“Kjo ngre pikëpyetje në lidhje me besueshmërinë e pohimit publik të studiuesit të lartë ËIV Shi Zhengli se kishte ‘infeksion zero’ midis stafit të WIV dhe studentëve të viruseve të lidhura me SARS-CoV-2 ose SARS,” tha Pompeo.

Ai foli pasi një zyrtar i qeverisë amerikane tha se teoria më e “besueshme” rreth origjinës së koronavirusit është ajo që është shpëtuar nga laboratori në Wuhan.

Ndihmësi i lartë i Trump Mattheë Pottinger pretendoi se udhëheqësit në  Kinë  “po pranojnë” se ka një shans që teoritë që sugjerojnë se  Covid-19  filloi në një “treg të lagësht” janë të rreme.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.