AktualitetFlashKryesorePolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Zbardhen lëvizjet e Alexis Soros në Ohër, takimet sekrete me Ramën e Zaev si dhe skenari për zgjedhjet në MV

Qeveria e Zaev nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohur takimin mes kryeministri të Maqedonisë së Veriut dhe djalit të miliarderit George Soros, Alesandër Soros, në Ohër gjatë samitit të minishengenit ballkanik. Aleksander Soros është parë teka dilte nga aeroporti i Ohrit së bashku me drejtoreshën e komunikimit të fondacionit Open Society Laura Silbert. Soros ka marrë trajtimin VIP në Ohër, i cili përfshin shoqërimin me eskortë policie si edhe mbylljen e rrugëve deri në vendin ku mbahej samiti.

Zaev asked Alexander Soros for money and Edi Rama for more Albanian votes

Soros është pritur nga një punonjës i sigurisë maqedonase, pasi ka zbritur nga avioni i tij privat dhe e ka shoqëruar deri tek Hotel Unique. Stafit të hotelit i është kërkuar të pastrojë zonën ku është akomoduar Soros, si edhe sallën e konferencës ku më pas ka pritur Zoran Zaev dhe kryeministrin shiptar Edi Rama.

Qeveria maqedonase vijon ta mbajë sekret informacionin në lidhje me natyrën e vizitës dhe temën e diskutimit. Në mënyrë jozyrtare media ‘Republika’ thotë se ardhja e Aleksandër Soros në samitin e minishengenit është bërë me qellim fshehjen e takimit të tij me politikanët që janë produkt i George Soros. Ky takim vjen pasi Zaev vuajti disfatën e mosçeljes së negociatave të Maqedonisë me BE, çka çoi në vendosjen e zgjedhjve të parakohshme në prillin e 2020.

Mendohet se Zaev ka kërkuar fonde dhe suport mediatik nga Aleksandër Soros. i pranishëm në këtë mbledhje iihte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka ndihmuar në vendosjen e Zaev si kryeministër të Maqedonisë, duke i kërkuar komunitetit shqiptar në Maqedoni të mbështesnin partinë e Zaev në vitin 2016, si edhe duke detyruar partinë Socialistë të zgjidhte kualicion me SDSM. Sipas ‘Republika’ thuhet se roli i kryeministrit Rama në këtë takim, ishte lobimi për koalicionin e partisë së Zaev me partinë BDI. Thuhet se BDI ka refuzuar kërkesën e Zaev për një koalicion përpara zgjedhjeve, për shkak të frikës se mund të humbasë vota.

Referuar informacioneve jo-zyrtare, thuhet se Zaev ka dorëzuar tek autoritetet në Çikago, përgjime të zyrtarëve të partisë BDI, në formë presioni për ta bindur këtë të fundit të pranojë koalicionin. Në përgjime flitet për aktivitete kriminale të zyrtarëve të kësaj partie. Në këmbim të mbështetjes nga ana e Soros dhe kryeministri Rama, Zaev ka bërë të mundur që Maqedonia të jetë e hapur për të githa lehtësirat rajonale që ajo ofron përfshirë këtu edhe çështjet e emigracionit. Thuhet se në vitin 2015-2016 gjatë krizës së emigracionit, George Soros ka marrë të dhëna nga Maqedonia në lidhje me numrin e emigrantëve dhe çështjet që mund të largonin vëmendje prej tyre.

Presidenti Stevo Pendarovski ka konfirmuar nga ana tjetër, se do të takohet me Aleksandër Soros gjatë samitit të minishengenit.

(F.GJJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *