Finalja e Botërorit mes Kroacisë dhe Francës nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumi, ku krahas tifozëve, aty do të ketë edhe personalitete të politikës.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic është takuar me homologun e saj rus, ndërsa ka shfrytëzuar rastin t’i dorëzojë një fanellë me numrin nëntë, të sigluar me emrin e Vladimir Putinit.
“Kjo është për ndeshjen e sotme”-tha Kitarovic, në momentin që ia dorëzoi fanellën.
Ndërkohë edhe Putin ka shfaqur “xhentilesën” e tij, duke i dhuruar një buqetë me lule në shenjë falënderimi për vlerësimin e treguar nga Presidentja e Kroacisë.