Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTO-VIDEO/ Shpërthimet e minave për ndërtimin e HEC-eve nga ‘Gener 2’, nisin hetimet. Policia bllokon zonën

Pas dy shpërthimeve të fuqishme në Luginën e Valbonës nga ana e kompanisë ‘Gener 2’ e cila po ndërton HEC-et e Ceremit dhe të Dragobisë, policia ka nisur hetimet pas denoncimit të banorëve.

Forcat e Rendit kanë bllokuar zonën ku ka pasur shpërthime dhe ka shoqëruar në polici dy inxhinierë të kompanisë ‘Gener 2’.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë gurët kanë përfunduar deri afër banesave të banorëve.

Në një lidhje telefonike pak më parë për ‘Fax News’ anëtari i Shoqërisë Civile Dardan Metaliaj, tha se ka pasur dy shpërthime të fuqishme me diferencë 10-15 minuta, ku për pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

“Është një shpërthim i fuqishëm, isha në shtëpi në atë moment në katin e parë dhe mu duk sikur shtëpia u shemb. Pas 10-15 minutash ka pasur një tjetër shpërthim edhe më të fuqishëm. Nuk ka patur asnjë njoftim nga firma dhe fatmirësisht nuk ka patur turistë duke kaluar sepse do të ishte shumë e rrezikshme”, tha ai.

Pas shpëthimeve banorë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë bllokuar rrugën për të kërkuar shpjegime në lidhje me situatën. Por me ardhjen e policisë ata e kanë liruar rrugën. Megjithatë, Metaliaj shtoi se nëse situata vijon të mbetet e njëjtë, rruga do të bllokohet sërish dhe do ketë protesta.

Sa i përket Valbonës, aktivisti tha se ajo që po ndodh atje me ndërtimin e HEC-eve nga ‘Gener 2’ është një masakër e vërtetë.

“Policia na tha që do zgjidh situatën dhe liruam rrugën, nëse nuk zgjidhet situata e bllokojmë prap, me Valbonën po bëhet masakër, kemi pasur kërcënime, me burg”, u shpreh aktivisti.

Kompania ‘Gener 2’ po ndërton HEC-et, pavarësisht protestave dhe reagimeve të shumta të ambientalistëve të cilët e kanë kundërshtuar pasi sipas tyre kjo do të shkretonte një nga perlat e Shqipërisë por edhe Europës.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *