Familjarët e Landi Muharremit, i cili ka ndryshuar identitetin në Aleksandër Laho, kanë hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Teksa kanë folur pa praninë e kamerave për Fax News, ata janë shprehur se numri 1 i qeverisë është përgjegjës për atentatin e kryer në drejtim të nipit të tyre, pasditen e djeshme te mbikalimi i Shkozetit.
Muharremi ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë një plumb në zonën e nofullës.
Pikërisht kjo plagë në zonën e gojës, ka bërë që prokuroria ta ketë të pamundur marrjen e dëshmisë së tij, deri ne momentet qe flasim.
Landi Muharremi i njohur si “i forti i Sukthit”, ishte një prej personave që u akzua si i përfshirë në rrahjen barbare ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri.
Më 10 shtator të 2016-s, Mitri u dhunua nga disa persona, të cilët e ndaluan në rrugë teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Skena e tmerrit ndodhi në sy të familjes së biznesmenit.
Shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt pronësie në Gjirin e Lalëzit.