Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

(FOTO+Video) Shkarkimet kolektive në ARRSH, në vendim citohet Kodi i Punës i vitit 1955

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor të Rrugëve Afrim Qendro është shkarkuar nga posti zëvendës drejtor në këtë insititucion, së bashku me 11 punonjës të tjerë.

Fax Web ka siguruar vendimin për shkarkimin e ish drejtorit Afrim Qendro dhe të 11 punonjësve të tjerë, firmosur nga drejtorja e re Sonila Qato.

Por ajo që vihet re në vendim, është se shkarkimi është bazuar në Kodin e Punës të vitit 1955. Po ashtu burime bëjnë të ditur se punonjësit janë shkarkuar të gjithë në grup dhe bazën ligjore kanë te viti 1955.

Njoftimin për shkarkimin e tyre, punonjësit e kanë marrë dy ditë më parë, ndërkohë që sot disa individë jashtë institucionit nuk i kanë lejuar që të futen brenda, duke i ndaluar dhe të tërheqin gjërat e tyre personale.

Mësohet se shkarkimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *