Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Qëndroi për orë të tëra në mes të dëborës me këmbën e thyer, evakuohet alpinistja

Alpinistja që u rrëzua dhe dëmtoi këmbën në tentavië për për të ngjitur Malin e Tomorrit është evakuuar nga helikopterët e Emergjencave Civile.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në “Facebook”. Ajo e quajti këtë një operacion të vështirë për shkak edhe të dëborës, por theksoi se gjithçka përfundoi me sukses.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft ( 2 133 metra) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkroi Olta Xhaçka.

Alpinistja ishte pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal ajo rrëshqiti në një zonë të thepisur. Ata ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit. Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *