AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Presidenti Meta ‘përballë vetes’ në ekspozitën e Avni Delvinës: Larg interesave okulte

Piktori Avni Delvina ka çelur dy ditë më parë në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë ekspozitën me titull “Notre Dame de Tiranë” e cila do të qëndrojë e hapur për dy javë.

Ditën e hapjes të pranishëm në këtë ekspozitë ishin figura të artit, të politikës, por edhe shumë qytetarë që shijuan artin e piktorit Delvina.

Në një nga pikturat e tij bën pjesë edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta. Në pikturë duket, Meta i ulur dhe rreth tij janë edhe disa auto-portrete të ndryshme të tij. Gjithashtu, Presidenti ka vizituar edhe vetë ekspozitën e Delvinës.

Meta gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë, duke u shprehet se duhet të reflektim dhe dialog për të zgjidhur të gjitha sfidat.

“Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojmë dhe dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitraritetit, larg interesave okulte. Në interes të kulturës sonë, qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë që të ecim të sigurt drejt europianizimit. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar,” u shpreh Meta në fjalën e tij.

Veprat e ekspozitës përmbledhin 18 muaj qendresë të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *