Pas deklaratës së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila paralajmëroi prezencën e ushtrisë në aeroportin “Nëna Tereza”, në orët e mbrëmjes, siç shihen edhe në këto foto, mjetet e ushtrisë kanë shkuar pranë zbarkuar në Rinas.
Gjatë ditës së sotme ministrja Xhaçka deklaroi se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.
“Duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit”, tha ministrja e Mbrojtjes (lexo këtu).
Ndërkohë edhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi gjatë një deklarate për mediat foli për ngjarjen e djeshme në Rinas ku tha se “Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Jemi në rritje të parametrave të sigurisë. Në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas”, (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)