Shtabi elektoral i Partisë Socialiste në Durrës ka mbajtur festën e fitores të zgjedhjeve të 25 Prillit me një darkë festive, e cila më shumë i ndan një dasme nga mënyra e organizimit se sa një kokteji të thjesht simbolik fitoreje. Të shtruar në tavolina rrethore me ushqime dhe verë, socialistët festojnë mbajtjen e pushtetit dhe për 4 vite.
Në fotot e siguruara nga FaxNews shihet se të majtët nuk kanë respektuar asnjë masë anti-Covid për sa i përket mbajtjes së maskës dhe ruajtjes së distancimit social. Ndryshe nda mungesa e shfaqjes publike në fushatë, Vangjush Dako shihet në krye të ahengut.