Ditën e sotme po zhvillohen homazhe për 21-vjetorin e vrajes së liderit të Demokracisë Azem Hajdarit.
Ndërkaq politika shqiptare ka zhvilluar homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, por edhe në memorialin e tij.
E ndërkohë që në varrezat e Dëshmorëve, vajza e Azem Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari ishte e shoqëruar nga deputetët e maxhorancës dhe të opozitës së re, në memorialin e të atit, kjo e fundit është shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, si dhe nga ish deputetë të PD-së.
Në fotot e publikuar nga mediat, Rudina është parë me duke u takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.
Kujtojmë se deputetja e djathtë Rudina Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin e deputetit, njëlloj siç vepruan në grup të gjithë deputetët Partisë Demokratike.
Më herët Presidenti Meta ishte i pranishëm për të vendosur një kurorë me lule në memorialin e tij ku dha dhe një mesazh të fortë për zgjedhjet dhe demokracinë.
“Sot ishte një detyrim për ta nisur me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Pasi 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, që e vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kollona e çdo sistemi demokratik dhe që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe më çdo çmim.”- u shpreh Meta.
(M.Q/Faxweb.al)