AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Në “Air Albania Stadium” ka edhe një mesazh nga Kosova, tifozët ua bëjnë të qartë politikanëve

Ndërkohë që Kosova është përballur me Anglinë në Prishtinë, ku u mund me rezultatin e thellë 4 me 0, në Tiranë kombëtarja shqiptare po ndeshet me Francën, ku kampionët e Botës janë në avantazh.

Megjithëse rezultati ishte i pritshëm, mbrëmjen e sotme në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, kanë qenë tifozët ato që kanë surprizuar.

Në shkallët e stadiumit “Air Albania” është shpalosur një banderolë që u drejtohet politikanëve shqiptare e kryesisht kreut të qeverisë Edi Rama, që ti mbajë duart larg nga Kosova.

“Larg duart nga Kosova” shkruhet në banderolën e shpalosur, një mesazh ky i qartë për të gjithë ato poltikanë që duan ta përçajnë dhe të ndryshojnë kufijtë e saj.

(M.Q/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *