Mesnatën e djeshme është mbajtur ceremonia e meshës së Krishtlindjes në Katedralen Shën Pali në Tiranë.
Në këtë meshë janë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, si dhe fëmijët e tyre.
Gjithashtu edhe deputeti Tom Doshi ka marrë pjesë tek kjo meshë, ku së bashku me besimtarët katolikë u lutën për veten dhe të afërmit e tyre.
Imzot Xhorxh Frendo pas lutjeve që bëri tha: Fjalët e Jezusit janë shumë të bukura. Le të jemi ambasadorët e gëzimit dhe të bëhemi ëngjëjt e gëzimit.