Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Me pranga në duar dhe rrethuar nga civilë, Konstandin Xhuvani përcjell të atin për në banesën e fundit

Trupi i pajetë i regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në Itali, është shoqëruar ditën e sotme për në banesën e fundit.

I biri i tij, Kostandin Xhuvani kishte kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që t’i jepej mundësia për të marrë pjesë në varrimin e të atit, kërkesë e cila iu pranua.

Burime bënë me dije në orët e paradites për FaxNeës se leja është dhënë vetëm për periudhën e varrimit.

Në fotot e mëposhtme, Xhuvani është i shoqëruar nga efektivë policie dhe sikurse duket është nën masa të rrepta sigurie.

Kostandini, i cili ka ndryshuar jo pak pamje që kurse ishte në liri në vitin 2014, ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar nga gardianët e burgut.

Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.

Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa është përcjellë për në banesën e fundit në orën 14:00 të ditës së sotme.

Ceremonia e varrimit ka qenë private ku të pranishëm ishin  familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *