Në Himarë ekstremistët grek kishin shkruajtur parulla anti-shqiptare nëpër muret e kalasaë, por kanë qenë dy të rinjë ata që kanë marrë inistiativën për ti fshirë ato duke qenë se askush tjetër nuk po e bënte.
Dardan Almeta dhe Adrian Nikolli pasi kanë fshirë parullat raciste, kanë realizuar edhe disa foto me flamurin shqiptar në duar.
Parullat përmbanin fjalë me karakter racist por edhe pretendime të të ashtuquajturit Vorio-Epirit ndërkohë dy të rinjtë kanë ndërmarrë një iniciativë të cilë duhej ta merrte shteti si dhe të jepte një qëndrim zyrtar, diçka që në fkt nuk e ka bërë.
Disa ditë më parë, disa të rinjë grek, pjestarë të një organizate ekstremiste dyshohet se se kanë hyrë në territorin shqiptar dhe kanë vizituar Himarën.
Fotografia e mëposhtme është përhapur në rrjetet sociale fillimisht e postuar nga grupi ekstremist “Ieros loxos” dhe më pas e rispotuar nga faqe patriotike shqiptare të cilat shprehin shqetësimin për praninë e ekstremistëve grekë në Himarë.
Në rrjetet sociale shqiptare i bëhet thirrje institucioneve të shtetit shqiptar të reagojnë lidhur me ngjarjen në fjalë. Në foton e këtij grupi terroristësh grekë që çojnë mesazhe për luftë, racizëm, dhe çlirimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir, duken disa djem me fytyra të mbuluara që pozojnë me flamurin grek.Në postimin e tyre vihen re mbiemrat Kacifas (Kostandin) dhe Guma (Aristotel) dy minoritarë që ekstremistët grekë pretendojnë se janë vrarë për shkak të bindjeve të tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)