Europa League, një në Champions League dhe një në Kupën e Konfederatës në 2013. Rreth 12 milionë euro në llogarinë bankare.
Nuk do të kishte asgjë për tu surprizuar nëse subjekti në fjalë do të ishte ndonjë futbollist pjesë i ndonjë skuadre europiane, por në fakt nuk është kështu.
Milionat në kasafortë dhe finalet e kompeticioneve ndërkombëtare janë kartvizita e Bjorn Kuipers 45-vjeçarit holandez me profesion gjyqtar.
Kuipers ndryshe njihet edhe si arbitri më i pasur në botë dhe një përfitim vjetor nga 2 deri në 4 milionë euro. Por nga i përfiton holandezi kaq shumë të ardhura? Sigurisht që një pjesë e mirë nuk vjen nga bilbili, por nga rrjeti i supermarketeve që ai ka në pronësi C100 dhe që në total ka rreth 500 pika.
Rrjeti supermarketeve është aq i famshëm saqë është edhe sponosor i pilotit të Red Bull në Formula 1 Max Verstappen. Por, Kuipers nuk është vetëm një gjyqtar i zoti, të bërit biznes është edhe një pasion i madh i tij. Sëfundmi ai ka hapur edhe parakeri.
Në Botërorin e Rusisë, 45-vjeçari ka vënë drejtësi në sfidat Egjipt-Uruguai, Brazil-Kosta Rika, Spanjë-Rusi dhe e fundit ishte takimi mes Anglisë dhe Suedisë.
Në karrierën e tij ai ka arbitruar edhe finalen e Championsit në 2014-ën e fituar nga Reali i Madridit dhe atë të këtij viti në Europa League e fituar sërish nga një skudër spanjolle, Atletico Madrid, gjithashtu po të njëjtin kompeticion në 2013.
Një cv e pasur ajo e Bjorn Kuipers. Një biznesmen i sukseshëm, ndërsa arbitrimi për të është thjesht çështje pasioni, pasi të ardhurat që përfiton nga ky profesion janë shumë herë më të vogla krahasuar me ato që arkëton nga rrjeti i supermarketeve.