Faxnews ka siguruar foton e Klodian Keqit, autor i vrasjes së 55-vjeçarit Luan Hushi. Ky i fundit mbeti fillismisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit.
Dyshohet që sherri ndodhi për drutë e zjarrit. Pasi qëlloi mbi Hushin, Keqi është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga zona e pyllëzuar.
Mësohet se shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të autorit. Ndërkohë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.