Personi që shihni në foto është Ridvan Hyseni, personi i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij paraditen e kësaj të shtune në Shkodër.
Sipas burimeve për Fax News dyshohet se Ridvan Ramadani (Hyseni) është qëlluar nga dy persona me motorr, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.
Sakaq është marrë në pyetje edhe punonjësi i karburantit, vendi në afërsi ku u gjet i vdekur 46-vjeçari. Mësohet se kamerat e karburantit nuk punojnë.
Burime me bëjnë me dije se viktima, Ridvan Hyseni ka qene i dënuar ne vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.
Policia hedh dyshime në konfliktet e mëparshme që është përfshirë Ridvan Ramadani, ku dyshohet se ka fisi i tij ka pasur përplasje me fisin e Edmir Koçias.
Ky i fundit është ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.
Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.
Kjo ështe edhe pista ku dyshon policia dhe për të cilët mësohet se po hetohet, pra për konfliktet e mërparshme mes dy fisve.
Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit