Dëfrim Kurti është i riu i shpallur në kërkim nga policia pasi në bashkëpunim me kushëririn e tij Afrim Kurti kanë shantazhuar një vajzë për ti dhënë një shumë parash. Në të kundërt, ata do ti bënin publike fotografitë që ndodheshin në celularin e saj.
Vajza ka qenë në një lidhje me Dëfrim Kurtin, i cili njihet për drejtësinë edhe për vrasjen e 34-vjecarit Arben Gjeci vitin e kaluar. Së bashku me kushëririn që ka rënë në prangat e policisë, Dëfrim Kurti e akuzonte se kishte krijuar lidhje jashtë martesore me bashkëshorten e Dëfrimit. Gjeçi u godit me sende të forta në kokë ku gjeti edhe vdekjen.
Pasi Dëfrimi i ka rrëfyer të Esat Canit, vëllait të bashkëshortes dyshimin se ajo e tradhëtonte, të dy e kanë ndjekur 20 vjeçaren Elida Cani e kanë gjetur në një kasolle pranë shtëpisë së viktimës, e më pas e kanë goditur me mjete të forta në kokë. 20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e saj në polici, pas vrasjes së Arben Gjeçit, në Zall Bastar të Tiranës duke thënë se kishte shpesh konflikte me bashkëshortin e saj, por ka mohuar se kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me viktimën.
Sipas saj, ai e kishte ngacmuar disa herë në fshat, madje i kishte prerë edhe rrugën, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë lloj afrimiteti.(A.M/Faxweb.al)