Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Kush është bosi spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima se “iku pa paguar” drekën

Media spanjolle tashmë i kanë bërë jehonë ngjarjes së ndodhur pak ditë me parë në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronari i një resorti në Jug të vendit dhunoi disa turistë të cilët u larguan pa paguar faturën për shkak të pakënaqësisë ndaj shërbimit.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se familja e dhunuar është e njohur në Spanjë për shkak se bëhet fjalë për bizenesmenin Eugenio Galdon, i cili sipas kësaj mediaje është biznesmen i pasur dhe themelues i një organizate të rëndësishme në vendin e tij.

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suarez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE. Ai është një nga njerëzit më të pasur të Spanjës.

Kutojmë se në sallën e gjyqit, pronari Mihal Kokëdhima deklaroi se turistët spanjollë  ishin larguar nga restoranti i tij pa paguar faturën.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *